I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që… Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i dhuroi homologut të tij rus,
Sergei Llavrov dy patate të Idahos, gjatë takimit që ata zhvilluan në
Paris.
Ministri i Jashtëm rus e vlerësoi dhuratën, duke i cilësuar patatet “madhështore”. Lavrov duke folur ne anglisht tha se “patatet mund të kenë një përdorim simbolik, në prag të negociatave për Sirinë. “Patatet specifike që Xhoni më dorëzoi kanë një formë të tillë që mund të zënë vend shumë mire në shprehjen “karrota dhe thupra”. Ne diplomaci eshte një kombinim i shpërblimit dhe ndëshkimit”, tha Lavrov.
Kryediplomati amerikan, tha se “nuk ka ndonjë domethenie të fshehtë dhe as një metaforë, pas dhuratës. Ne kemi folur për Ajdaho-n dhe ai më kujtojë patate e ketij shteit, kështu qe unë mendova t’i bëjë një suprizë dhe ti sillja ca patate nga Ajdaho. Në këmbim pala ruse i dha Kerri një kapele gëzofi ngjyrë rozë për zëdhënësen e Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhen Psaki.
Dy diplomatët u takuan në Francë për të biseduar mbi detajet e konferencës së paqes për Sirinë, të caktuar më 22 Janar. Ata folën për mundësinë e “armëpushimeve të vegjël” në Siri, në prag të bisedimeve të paqes në Zvicër. Tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës janë shtuar muajt e fundit, pas publikimit të sekreteve qe u bene publike nga ish-nëpunësi i Agjensisë Kombëtare të Sigurisë, 30 vjecarit Eduard Snouden, i cili mori azilin e përkohshëm në Rusi.
Top Channel