Pogradec, eksploziv pallatit në ndërtim
13/01/2014 00:00
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një pallat në ndërtim në Pogradec.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e tw dielws në lagjen numër 3 të
qytetit, ndersa shpërthimi është lokalizuar në bodrumin e pallatit, ku
ishte e vendosur dhe lënda eksplozive.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit.
Paraprakisht mësohet se Bashkia e qytetit dhe pronarët e tokës ishin në konflikt për ndërtimin e pallatit
Top Channel