Papa Françesku do të emërojë 19 kardinalë muajin e ardhshëm, përfshi klerikë nga Haiti apo Burkina Faso, në një reflektim të qartë ndaj përkushtimit të tij për të rritur rolin e kishës në vendet e varfëra.
16 prej të sapoemëruarve kardinalë, grada më e lartë në Vatikan pas Papës, janë nën moshën 80-vjeçare, mosha kufi nën të cilën lejohet pjesëmarrja në konklavë si kandidat apo votues në zgjedhjet e ardhshme papale.
Kardinalët e rinj do të marrin zyrtarisht titullin e tyre në një ceremoni, e cila mbahet në 22 Shkurt.
Në referencë ndaj shndërrimit në kardinalë të disa prej klerikëve që shërbejnë në vendet më të varfëra të botës, zëdhënësi i Vatikanit theksoi se ky është një tregues i vullnetit të Papës për të vendosur të varfërit në qendër të misionit të Kishës Katolike.
19 kardinalët e rinj janë:
Arqipeshkvi Peitro Parolin, nga Italia
Arqipeshkvi Lorenzo Baldisseri, nga Italia
Arqipeshkvi Gerhard Ludwig Muller, nga Gjermania
Arqipeshkvi Beniamino Stella, nga Italia
Arqipeshkvi Vincent Nichols, nga Britania e Madhe
Arqipeshkvi Leopoldo Jose Brenes Solorzano, nga Nikaragua
Arqipeshkvi Gerald Cyprien Lacroix, nga Kanadaja
Arqipeshkvi Jean-Pierre Kutwa, nga Bregu i Fildishtë
Arqipeshkvi Orani Joao Tempesta, nga Brazili
Arqipeshkvi Gualtiero Bassetti, nga Italia
Arqipeshkvi Mario Aurelio Poli, nga Argjentina
Arqipeshkvi Andreë Yeom Soo Jung, nga Koreja e Jugut
Arqipeshkvi Ricardo Ezzati Andrello, nga Kili
Arqipeshkvi Philippe Nakellentuba Ouedraogo, nga Burkina Faso
Arqipeshkvi Orlando B. Quevedo, nga Filipinet
Arqipeshkvi Chibly Langlois, nga Haiti
Monsinjor Loris Francesco Capovilla, nga Italia
Arqipeshkvi Fernando Sebastian Aguilar, nga Spanja
Monsinjor Kelvin Edward Felix, nga St. Lucia
Top Channel