LIVE/ SHBA-Izrael kundër Iranit, lufta hyn në ditën e tretë. Sulmet vijojnë tashmë edhe në Liban, Trump: Khamenei u vra para se të më godiste mua Trupi i Ariel Sharonit u vendos në Kneset, parlamentin izraelit në Jeruzalem.
Mes të huajve që i bënë atij homazhe janë zevendespresidenti amerikan Joe Biden, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i dërguari ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, Toni Bler, Kryeministri cek Jiri Rusnok dhe ministri i Jashtem gjerman, Frank-Walter Shtajnmajer. Ne ceremoni nuk kishte pjesëmarres nga bota arabe, Afrika apo Amerika Latine.
Presidenti Shimon Peres e quajti Sharonin “nje legjende ushtarake te gjalle, sepse enderroi vetem paqen per Izraelin”.
Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se “kontributi unik per sigurine e shtetit është rrënjosur në historine tone- duke shtuar- kujtimi i Sharon do te jete pjese e kombit pergjithnje”. Bajden e cilesoi “si nje bulldozer te pamposhtur, siguria e popullit te tij ishte nje mission i palekundur”.Ndersa Toni Bler si “gjigandin e atdheut te vet, i cili tashme ka zene me krenari vendin e tij ne historine e Izraelit”.
Sharon konsiderohet nga shumë izraelit si një burreshteti i madh, por i urryer në botën arabe. Pas ceremonisë në Kneset, arkemorti i tij do te qendrojne ne Latrun, ne perendim te Jeruzalemit, ku do te zhvillohet nje ceremoni e shkurter ushtarake. Ketu, ai u plagos ne vitin 1948, ndersa luftonte per pavaresi.
Udhetimi i fundit do te jete ne fermen e Sikamores, ne afersi te Sderotit, prane Gazas ku do te varroset prane te shoqes Lili, e cila nderroi jete ne vitin 2000. Ariel Sharon ndërroi jete të shtunën, në moshën 85-vjecare pas tete vjetesh në koma. Te dielen, mijëra njerez i dhanë atij lamturinën, kur trupi i tij qëndroi jashtë parlamentit.
Roli i Sharonit në katër luftra, nga pavarësia e Izraelit në vitin 1948 deri në vitin 1973 dhe më vonë në qeveri, si njeriu që urdheroi pushtimin e Libanit është i urryer nga bota arabe. Palestinezet e shohin ate si një “kriminel lufte” për shkak të masakres që u bë në vitin 1982 ne kampet e refugjateve Sabra dhe Shatila. Nje komision hetimor izraelit doli ne perfundimin se Sharoni ishte pergjegjes sepse nuk arriti ta shmange masakren. Por disa muaj perpara se te binte ne koma ne muajin janar, ai drejtoi izraelitet per terheqjen e njeanshme nga Rripi i Gazes, me qellimin e deklaruar per te lehtesuar tensionet me palestinezet.
Top Channel