" /> ">
Si një gjigant i vetmuar, kryqëzori “Costa Concordia” është lënë të ndryshket në cekëtirën pranë ishullit italian të Giglios.
I mbytur në 13 Janar 2012, kryeqëzori 114 mijë tonësh, që i kushtoi kompanisë “Costa Crociere” 500 milionë euro, u fundos pasi goditi disa shkëmbinj nënujorë gjatë një urdhëtimi turistik.
Një vit e gjysmë më pas, superanija u arrit të rikuperohej nga shtrati i detit, u drejtohua sërish dhe është lënë në cekëtirë, në pritje të zhvillimit të tenderit për portin që do të zhvillojë operacionin e shkrirjes së “Concordia”-s.
Edhe i mbytur, ky kryqëzor ka një vlerë prej rreth 300 milionë eurosh, ndaj gara është e fortë dhe në luftë për të fituar kontratën janë disa porte në Britani, Francë e Kinë.
Ndërkohë, këto janë fotot spektakolare të gjendjes së tanishme të “Costa Concordia”, publikuar nga e përditshmja “Daily Mail”.
Në lidhje me aksidentin që i kushtoi jetën 32 personave, nga mbi 4 mijë të pranishëm në bord, aktualisht është duke u zhvilluar një gjyq, përpara të cilit ka dalë kapiteni Francesco Schettino.
Top Channel