“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Të mësuar me të ftohtin ekstrem apo thjesht të krisur? Këtë, 300 notarët e kredhur në ujërat e akullta të lumit Ren nuk e thonë, por mjaftohen me një shpjegim shumë më të shkurtër: thjesht për argëtim.
Për dikë tjetër, të përshkosh me not gati 6 kilometra në një ujë me temperaturë 7 grade celsius, ndoshta nuk është argëtim dhe aq i madh, por këta notarë e marrin seriozisht traditën thuajse 50-vjeçare të zhytjes në ujërat e Renit me hyrjen e Vitit të Ri.
Roland Scheidemann thotë: “Fillimisht, ishin një grup njerëzish përpara gjysmë shekulli që e bënë një gjë të tillë. U zhytën në ujin e ftohtë dhe tani është kthyer në një event ku plot njerëz marrin pjesë me kënaqësi.”
Një nga notarët më të moshuar pjesëmarrës ishte Bruno Schroeter: “Unë jam rritur në brigjet e Renit. Jam larë këtu që kur isha 6 vjeç. Për mua, Reni është gjëja më e mirë që mund të ekzistojë. Të qëndrosh në ujin e tij është një ndjesi e mrekullueshme. Sigurisht, noti vështirësohet ca me moshën, por kështu ndodh me çdo gjë tjetër, apo jo.”
Të notuarit në Ren nuk është një garë. Shpeshherë, të veshur me kostume zhytjeje shumëngjyrëshe për të përballuar më mirë të ftohtin, ata që kridhen në këtë periudhë të vitit, notojnë për gati 6 kilometra deri në gjirin e jahteve, edhe pse dikush thotë se mund të shkohet edhe më larg se kaq.
Manfred Legarden tregon: “Të isha 25 vjeç, do notoja edhe më gjatë se kaq. Mund ta kishin bërë pak më të madhe distancën. Për çdo rast, është diçka vërtet e këndshme.”
Kush e përballoi të ftohtin mori nga një medalje pas notit 45 minutësh, ndërsa në breg e priste çaji i porsabërë dhe vera e nxehtë mjaft popullore gjermane Glühwein.
Top Channel