Cifti që tallet me fotot e fejesës

12/01/2014 00:00

Kur bëhet fjalë për fotot e fejesës, është e vështirë të gjesh ide origjinale për setin. Në shumicën e rasteve, pozat janë të njëjtat: çifti që kapet për dore, femra me duart rreth qafës së mashkullit që dashuron…

Këto gjëra janë parë mijëra herë, por nëse partnerët ndërrojnë rolet në këto poza, menjëherë ndeshim diçka që nuk jemi mësuar ta shohim.

Marian Schembari dhe i fejuari i tij Elliot Speed kanë menduar të bëjnë pikërisht këtë gjë për fotot e tyre të fejesës.

“Kur shikonim setet fotografike të çifteve të tjera, vinim re që nuk kishin asgjë të veçantë. Ne kemi bërë foto ku Elliot pozon si një nuse e turpshme dhe jemi kënaqur shumë”, thotë Marian.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta