Yaya Toure, Lojtari Afrikan i Vitit
10/01/2014 00:00
Yaya Toure është shpallur Lojtari Afrikan i Vitit 2013. Mesfushori i Manchester City e merr për herë të tretë në karrierë këtë çmim.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka lënë pas në votime nigerianin John Obi Mikel dhe bashkëkombasin e tij Didier Drogba.
Yaya Toure shndërrohet kështu në të tretin lojtar që e fiton 3 herë çmimin Lojtari Afrikan i Vitit.
Më parë, këtë gjë e kishin arritur ganezi Abedi Pele (1991, 1992 dhe 1993) dhe kamerunasi Samuel Eto’o (2003, 2005 dhe 2010).
Top Channel