
Transferimi i Neymar tek Barcelona është shoqëruar me shumë parregullsi, të cilat mund të çojnë në dënimin me burg të presidentit Sandro Rosell, raportoi të premten shtypi spanjoll.
Disa muaj më parë, një nga aksionerët e Barcelonës, Jordi Cases, depozitoi në prokurori një denoncim për abuzime nga presidenti Rosell, në lidhje me këtë operacion merkato.
Atëherë, Rosell tha se çështja nuk kishte baza dhe se gjithçka do të mbyllej shumë shpejt, por pasi shqyrtoi dosjen, prokuroria vendosi që të referojë dosjen në gjykatë.
Neymar i kushtoi Barcelonës 72 milionë euro, të cilat iu paguan klubit të Santosit, një konsorciumi dhe babait të futbollistit, që kishin të ndarë mes tyre kartonin e 22-vjeçarit.
Megjithatë, ndërsa paratë që janë derdhur në arkën e Santosit janë të dokumentuara, nuk është e qartë se ku kanë shkuar 40 milionë euro, destinacioni i të cilave duhet ende të shpjegohet prej Rosell.
Top Channel