
Edhe pse u rikthye me dy gola në ndeshjen ndaj Getafes, Messi do e nisë nga stoli supersfidën e së shtunës mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, që do të zhvillohet në fushën e bardhekuqve madrilenë.
“Tata” Martino ka vendosur që ylli argjentinas të futet në lojë vetëm gjatë pjesës së dytë, ashtu siç bëri në përballjen e Kupës së Spanjës. Përveç Messit, edhe një tjetër lojtar mes Fabregas, Neymar, Alexis dhe Pedro do të ulet në stol nëse mesfusha do të përbëhet siç pritet nga Xavi, Iniesta dhe Busquets.
Në ndryshim nga kolegu i tij, Diego Simeone e ka të vendosur formacionin që do të përballë katalanasit: Courtois; Juanfran, Miranda, Godin, Filipe; Koke; Tiago, Gabi, Arda; Villa dhe Diego Costa.
Ndeshja Atletico Madrid-Barcelona do të luhet të shtunën në orën 20:00.
Top Channel