Mazzari: Kemi nevojë për Guarin

10/01/2014 20:40

Ndonëse presioni i Chelsea për Fredy Guarin është bërë thuajse i papërballueshëm dhe joshja e futbollistit ekziston, trajneri i Interit, Walter Mazzarri, kërkon që të mbajë me çdo kusht në “San Siro” mesfushorin.

Në një intervistë për “RAI”-n, Mazzari bëri të qartë idetë e tij, duke thënë se Guarin është një futbollist i pazëvendësueshëm në rreshtimin aktual, por shtoi se detyra e tij është të bëjë trajnerin dhe se në fund i takon klubit të vendosë nëse do të dojë të nxjerrë përfitime ekonomike nga 27-vjeçari.

“Pa dyshim, unë do të doja që ai të qëndronte, por nëse shitja është duke u marrë në konsideratë, kjo reflekton gjendjen e klubit. Në fund të këtij sezoni, tetë futbollistë do të mbeten pa kontratë”, deklaroi Mazzari, pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, që solli edhe eliminimin e Interit nga Kupa e Italisë.

Ky zhgënjim erdhi pas një tjetër humbje të pësuar në kampionat ndaj Lazios, por Mazzari vazhdon ende të besojë tek mundësia për të rikthyer zikaltërit midis më të mirëve të futbollit Italian.

“Vetën e shkuar i vendosëm vetes disa objektiva dhe jemi në rrugën e duhur drejt realizimit të tyre. Jemi disa pikë pas në kampionat, por në përgjithësi çmoj se kemi bërë një punë të mirë. Unë si trajner nuk kam nevojë që të bind askënd, pasi vitin e shkuar Interi nuk mundi të kualifikohej në Europa League për herë të parë pas 14 vitesh dhe kjo është një shenjë e qartë që klubi po kalon një moment të vështirë”, shtoi Mazzari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA