Gonzalo Higuain ftoi zyrtarisht bashkëkombasin e tij, Gonzalo Higuain, në radhët e Napolit.
I mbetur në stolin e Barcelonës, 29-vjeçari përflitet se do të kërkojë largimin nga “Camp Nou” për në një skuadër ku mund të ketë në dispozicion më shumë minuta dhe për Higuain, Napoli është destinacioni i përkryer për të.
“Ne e dimë që është e vështirë të sigurosh blerje të mëdha në janar, por drejtori ynë sportiv është duke bërë të pamundurën”, deklaroi sulmuesi për “Radio Kiss Kiss”.
“Shpresojmë që në fund të mbërrijë këtu. Ne jemi duke bërë një punë të mirë, por është e qartë që me Mascherano do të jemi më të fortë. Jam i sigurt që edhe tifozët do të dëshironin shumë të shihnin një luftëtar të tillë në këtë klub. Pas Liverpool dhe Barcelonës, Napoli është destinacioni i duhur për të”, shtoi Higuain.
Sulmuesi komentoi gjithashtu edhe shanset e Napolit, në vendin e tretë të renditjes, për të luftuar për titullin kampion të Serisë A: “Në fillim duhet të mendojmë të kalojmë Romën dhe vetëm më pas të hedhim shikimin nga Juventusi. Në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe ka ende edhe shumë pikë në lojë”.
Top Channel