Ronaldo: Botërorin e fiton Brazili

09/01/2014 00:00

Në fillim triumfi i Brazilit në Botërorin që do të zhvillohet në verën e këtij viti e më pas martesa: ky është programi i Ronaldos për 2014-n, i zbuluar në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

“Unë dhe partnerja ime Paula kemi bërë një plan: në fillim do të presim fitoren e Brazilit në Kupën e Botës e më pas do të bëjmë dasmë. Ëndërroj një finale kundër Gjermanisë në Marakana”, u shpreh Ronaldo, i cili do të martohet kështu për herë të katërt.

Në lidhje me përgatitjet e Botërorit, Fenomeni thotë se nuk i kupton kritikat e fundit të presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter, dhe siguron se gjithçka do të jetë gati në kohën e duhur për një festë të jashtëzakonshme.

Ronaldo nuk ka asnjë dyshim për Topin e Artë. Sipas tij, çmimin e meriton Leo Messi: “Ka diçka më shumë se të tjerët.”

Top Channel