Keni dëgjuar të flitet për ndeshje me qen apo me gjela, por në Kinë janë ndeshjet me derra një sport shumë i pëlqyer dhe që ndiqen nga mijëra persona që mblidhen në arenë.

Këto foto janë marrë nga një ndeshje në Leishan (province Guizhou) dhe duken derrat e gjakosur që mundohen të vrasin njëri-tjetrin.

Edhe pse organizatat e mbrojtjes së kafshëve kanë bërë thirrje për ndalimin e këtij sporti, autoritetet thonë se përleshja e derrave është një “traditë e lashtë” që nuk mund të ndalohet.

“E dimë që Bota mund të habitet me këtë, por kjo është tradita jonë. Nuk do i ndalojmë ndeshjet pasi janë pjesë e kulturës sonë”, thotë një trajner.

Gjithashtu, në Kinë janë traditë edhe ndeshjet mes kuajve. Këto ndeshje janë të jashtëligjshme pothuajse në të gjithë Botën, por vazhdojnë ende të organizohen në vende si Filipinet, Indonezia, Korea e Jugut dhe Kina.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta