Bayern Munchen, klubi më i mirë i vitit 2013
09/01/2014 00:00
Bayern Munchen është klubi më i mirë i vitit 2013 sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Skuadra gjermane ka lënë pas Real Madrid, Chelsea, Atletico Madrid dhe Barcelona.
Kjo është hera e parë që IFFHS shpall një klub gjerman si më të mirin e vitit.
Ja renditja e 10 klubeve më të mira të vitit 2013 sipas IFFHS:
1. Bayern Munchen (Gjermani) 370 pikë
2. Real Madrid (Spanjë) 290
3. Chelsea (Angli) 273
4. Atletico Madrid (Spanjë) 251
5. Barcelona (Spanjë) 247
6. Paris Saint-Germain (Francë) 240
7. Basel 1893 (Zvicër) 239
8. Atletico Mineiro (Brazil) 238
9. Tottenham Hotspur (Angli) 238
10. Benfika (Portugali) 232
Top Channel