Luhatjet e temperaturave në këto ditë janari kanë shtuar numrin e të
prekurve nga virozat. Në dyert e poliklinikave gjen mjaft qytetarë, të
cilët ankohen nga simptoma si rrufa, kolla, temperatura e lartë.

Por specialistë të Institutit të Shendetit Publik theksojne se ende nuk eshte izoluar asnje rast me grip. Qe nga muaji tetor numerohen 12 mije raste me infeksione respiratore.

“Jemi në kulmin e sezonit, janar-shkurt përcaktojnë edhe muajt kur kemi një trend më të ri të infeksioneve respiratore, kryesisht kemi ato të sipërme, ndërkohë me një dominancë prej 8 mijë raste për infeksione resiporatore të sipërme dhe 4 mijë raste infeksione respiratore të poshtme. Nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me grip”, thotë Eugena Erindi, nga Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve Infektive.

Por viroza apo dhe ne rastet kur konstatohet grip qyetaret i neglizhojne me nje konsulte me farmacistin ose ne rastin me te mire me nje konsulte me mjekun e familjes, qe edhe ky rrallehere i dergon ata tek mjeket specialiste, duke bere qe t’i manifestojne simptomat me rende.

“Mjeku i familjes, vërtet e ka të drejtën të kurojë gripin, por format e mesme dhe format e rënda nuk është e mundur që të kurohen vetëm nga mjeku i familjes, sepse këto forma të rënda kur vijnë tek specialisti ne vetëm i dërgojmë në spital. Ne nuk arrijmë më që këtë të sëmurë ta trajtojmë në shtëpi sepse edhe vetë gripi ndryshe quhet sëmundje serioze”, thotë Sabet Dedja, mjeke infeksioniste.

Javet ne vazhdim pritet te kene nje shtim edhe me te madh te numrit te te prekurve me viroza, por pse jo edhe te ndonje virusi gripi, pasi ndodhemi ne kulmin e sezonit te qarkullimit te tyre.

Top Channel