Në shitje Ferrari i vetëm me 4 porta
08/01/2014 00:00
I vetmi prototip me katër porta i prodhuar nga Ferrari ka dalë në shitje në sallonin automobilistik në Torino.
Bëhet fjalë për Ferrari Pinin, makinë e prodhuar në vitin e largët 1980 nga kompania e prodhimit të makinave të shpejta superluksoze në nder të Gian Battista Farina, i thërritur ndryshe Pinin.
Automjeti përfaqëson sot të vetmen makinë me katër dyer të prodhuar në historinë e Ferrarit, bashkë me prototipin e porositur dhe më pas përvetësuar nga Sulltani i Bruneit, gjithashtu me katër dyer.

Pinin ka një motor 12 kubikësh 5 litërsh me një fuqi prej 320 kuajsh fuqi dhe çmimi i vendosur për këdo që dëshiron ta përvetësojë është 1.5 milion euro.
Top Channel