
Interi ka arritur marrëveshjen me West Ham për huazimin e sulmuesit Ishak Belfodil tek klubi anglez deri në përfundimin e sezonit aktual.
Futbollisti algjerian ka gjetur shumë pak hapësira tek zikaltërit gjatë këtij sezoni dhe kërkon të luajë sa më shumë në prag të Botërorit të Brazilit, ku kombëtarja e vendit të tij do të jetë pjesëmarrëse.
21-vjeçari Belfodil u transferua tek Interi nga skuadra e Parmës dhe në tetë ndeshje zyrtare nuk ka shënuar asnjë gol me fanelën zikaltër.
Belfodil zëvendësohet me Ruben Botta
Ruben Botta është lojtari i ri i Interit. Argjentinasi 23-vjeçar do të ketë fanelën me numër 20 dhe është grumbulluar nga trajneri Walter Mazzarri për ndeshjen e së enjtes ndaj Udinezes, e vlefshme për Kupën e Italisë.
Interi e ka marrë lojtarin me parametra 0 gjatë verës, por fillimisht e “parkoi” tek Livorno për t’u rekuperuar nga një dëmtim i rëndë dhe për të zgjidhur problemin e jashtëkomunitarëve.
Argjentinasi ka luajtur me Tigren në periudhën 2009-2013 (77 ndeshje, 10 gola) dhe në maj është operuar në ligamentet e gjurit.
Top Channel