
Carlo Ancelotti theksoi rëndësinë e rikthimit pas dëmtimit të Leo Messit dhe deklaroi se ky është një lajm i mirë për kampionatin spanjoll dhe futbollin në përgjithësi.
“Është lajm i mirë për Barcelonën dhe për kampionatin sepse po kthehet një lojtar i madh”, tha trajneri italian i Real Madrid.
Gjithsesi, në pozitën e rivalit, Ancelotti pranon se kjo do të thotë që do të rritet vështirësia për skuadrën e tij në arritjen e objektivave: “Për ne rritet konkurrenca sepse me Messin, Barcelona është skuadër krejt tjetër. Edhe pse pa të kanë arritur të ruajnë avantazhin në kampionat, rikthimi i Messit do i japë më shumë besim.”
Ancelotti po pret me padurim rezultatin e përballjes direkte mes Atleticos dhe Barcelonës pasi skuadra e tij do të ketë mundësinë t’i marrë pikë kryesuesve të kampionatit: “Nëse fitojmë të dielën, do të rekuperojmë pikë. Atletico dhe Barça nuk mund të marrin secila nga 3 pikë.”
Top Channel