Adelina, vajza që vendosi të bëhej murgeshë

08/01/2014 00:00

Ky është vendi ku femrat e kësaj shtëpie jo të zakonshme nisin dhe përfundojnë ditën. Mes lutjes dhe falenderimit, ato gdhihen dhe ngrysen në këtë ambient të paqtë.

Motër Adelina Marku prej shtatë vitesh jeton nën petkun e murgeshës. Ka qenë një vendim që ka dashur kohë të formësohet, por tashmë ajo është e bindur dhe e lumtur.

“Tek vendi i lutjes ne takojmë të dashurin e jetës sonë, personin të cilit i kemi dedikuar jetën”, tregon Adelina.

Asgjë nga shtëpia ku jeton nuk i përket vetëm asaj, por të gjitha femrave që jetojnë me të. Motër Eglantina, thuajse moshatare me Adelinën, e ka njohur këtë të fundit që në vitet e fëmijërisë, kur jetonin të dyja në Mirditë. Vendimi për t’u bërë murgeshë nuk ka qenë i lehtë as për familjen e Tinës.

“Familja nuk donte, shpresonte gjithmonë të ndryshjoja mendim. Ndoshta ende shpresojnë, por me këtë zgjedhje që kam bërë jam gjithmonë jam në kërkim të një të mire për të tjerët dhe jo vetëm për veten time”, thotë motër Eglantina.

Ndërsa Margareti, studentja e stomatologjisë nga Shkodra, ka vendosur që gjatë kohës së shkollimit të jetojë me murgeshat: “U binda të qëndroja me motrat pasi dëgjoja shumë vajza të tjera për eksperiencat e tyre në këtë familje. Ato tregonin dashamirësinë e motrave dhe mirësjelljen e tyre. Kështu që edhe unë vendosa të isha pjesë e këtij komuniteti.”

Kjo është vetëm një pjesë e vogël nga përditshmëria e motër Adelinës, vendimi i së cilës i ka ndryshuar kryekëput jetën.

Dashuria, ndjenja që solli francezen në Tiranë

Kishte dëgjuar për Shqipërinë si një vend që figuronte thjesht në hartë, pa e ditur se një ditë do të dashurohej me një shqiptar dhe do të jetonte atje.

Magali Perrichet Cashku jeton në Tiranë që nga viti 2011. Erdhi për të kaluar pushimet e verës tek familja e të dashurit, Eolit, me të cilin u njoh në shkollën e Filmit në Paris, por u josh nga jeta dinamike shqiptare. Prej 12 vitesh, punon si administratore në një shkollë filmi.

Vendimin e marrë për jetën në Shqipëri nuk e shikon si të pakthyeshëm.

Me një shqipe thuajse perfekte dhe 12 vite e integruar më së miri në jetën vendase, Magali e ndryshoi rrjedhën e jetës së saj në pushimet e asaj vere.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta