“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Një burrë indonezian është i mbuluar në të gjithë trupin nga tumore që pak nga pak po i mbulojnë sytë dhe hundët duke ia bërë të pamundur jetesën.
59-vjeçari me emrin Slamet vuan nga neurofibromatosis, një çrregullim gjenetik që shkakton rritjen e flluskave në lëkurë. Sipas vëllait të tij, Slameti ka hequr një tumor në vitin 1991, por gjashtë muaj më vonë tumore të tjera iu shfaqën në të gjithë trupin.
Kohët e fundit tumoret po i bllokojnë hundën dhe sytë, ndërkohë që 59-vjeçari nuk mund të punojë dhe jeton vetëm me ndihmat që i japin të tjerët.

Në përgjithësi, çrregullimi me emrin neurofibromatosis trashëgohet nga prindërit, por ka edhe shumë persona tek të cilët zhvillohet nga një mutacion gjenetik që para se të lindin.

Pavarësisht pamjes së rëndë, flluskat që quhen neurofibromas, nuk janë kanceroze apo ngjitëse.
Top Channel