Irak, sulm mbi Falluxhan

07/01/2014 00:00

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, u kërkoi banorëve të Falluxhas të nxjerrin jashtë qytetit militantët e lidhur me al-Qaeda-n, që e mbajnë atë nën kontrollin e tyre. Sipas Malikit, “nëse ata do të dëbonin terroristët, kjo do të kursente ndërhyrjen ushtarake”.

Trupat irakiane po përgatiten të rimarrin qytetin, i cili prej ditësh është jashtë kontrollit të qeverisë. Qindra vetë i janë larguar bombardimeve ajrore të forcave qeveritare.

Luftimet vazhdojnë në Ramadi dhe në provincën e Anbarit, pjesë të tyre janë në duart e militantëve “të shtetit islamik në Irak dhe Levant”.

Një këshilltar i kryeministrit Saad al-Mutalabi, i tha BBC se militantët po shpërndajnë armë nga Siria.

Dy udhëheqës lokalë fisesh thanë se janë zhvilluar takime me klerikët, për të gjetur mënyrën për të bindur militantët të ikin nga Falluxha, për të evituar gjakderdhjen.

Nga ana tjetër, komandanti i një grupi të armatosur anti-qeveritar në Irak, që njihet si Këshilli Ushtarak i Falluxhas, u zotua se do të ndëshkojë pjesëtarët e fiseve, që përkrahin trupat e qeverisë në betejën për kontrollin e provincës Anbar.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu dhe Irani kanë ofruar mbështetje, por jo trupa ushtarakë në terren. SHBA-të po përshpejtojnë furnizimin me pajisje ushtarake.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se Uashingtoni do të garantojë avionë pa pilotë për mbikqyrje, 10 javën e ardhshme dhe 48 gjatë vitit.

Falluxha është një qytet i rëndësishëm, veçanërisht për sunitët. Aty kanë ndodhur betejat më të ashpra mes militantëve dhe trupave të huaj në vitin 2004. Shumë banorë të Falluxhas besojnë se ushtria irakiane po i përgjigjet axhendës sektare të qeverisë, të drejtuar nga shiiti Nuri al-Maliki.

Për disa irakianë të tjerë, Falluxha njihet si qyteti i terrorizmit, sepse ka qenë bërthama e al-Qaeda-s në vendin e tyre, ku kanë ndodhur disa ekzekutime të të huajve.

Irak, ushtria qeveritare godet rebelët

Të zënë mes zjarrit të artilerisë dhe sulmeve ajrore të forcave qeveritare, mijëra banore te Falluxhas po i largohen qytetit.

Eksodi vjen pas pohimeve te ekzekutivit se e ka humbur kontrollin e Falluxhes se rene tashme ne duart e militanteve te Al Kaedes pjese dhe luftetareve fisnore te lidhur me ta.

Luftime kane shperthyer edhe ne nje tjeter qytet te procinves se trazuar te Anbarit, Ramadi, disa pjese te te cilit kontrollohen nga militantet. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Irani kane ofruar mbeshtetje ushtarake, por asnje zotim per trupa.

Deklarata e zevendesshefit te Shtabit te Pergjithshem te Republikes islamike gjeneral Mohammad Hejazi se vendi i tij eshte i gatshem te dergoje pajisje ushtarake dhe konsulence ne Irak, erdhi menjehere pas komenteve te Sekretarit Amerikan te Shtetit John Kerry se Washingtoni do ta ndihmoje Bagdadin te luftoje mbeshtetesit e Al Kaedes, por nuk ka asnje plan per te rikthyer ushtaret ne kete vend. Falluxhah ka rendesi te madhe simbolike per shume irakiane, sidomos arabet sunite.

Ajo kujtohet per betejen e zhvilluara te mes kryengritesve dhe forcave aleate te udhehequra nga amerikanet ne 2004-ten. Edhe pse pakenaqesite e suniteve me qeverine me shumice shiite te Nuri al Malikit ishin te medha, qe vendimi i ekzekutivit per te shtypur me dhune protesten ne nje kamp te Ramadit dhe arrestimi i nje ligjvenesi sunit ai qe provokoi banoret e Falluxhas duke shtyre nje pjese te tyre te bashkoje forcat me ndjekesit e Al Kaedes kunder forcave vendase te sigurise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA