Balotelli: Do të qëndroj tek Milani
07/01/2014 00:00
Mario Balotelli nuk do të lëvizë nga Milani dhe këtë gjë e ka thënë vetë sulmuesi i kuqezinjve.
Në një intervistë ekskluzive për të përjavshmen ‘Chi’, Balotelli tha: “Do të qëndroj tek Milani. Kam për qëllim që të shkoj në Botëror i gatshëm dhe mbi të gjitha i qetë.”
Edhe Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, ka deklaruar se SuperMario nuk do të shitet në merkaton e janarit.
“Mario do të qëndrojë me ne 101%”, tha Galliani për një emision televiziv italian.
Top Channel