Goditet nga demi, fluturon 3 m në ajër
06/01/2014 00:00
Goditet nga një dem, fluturon 3 metër në ajër dhe përfundon mes turmës së shikuesve të mbledhur për të ndjekur një shfaqje toreadorësh në Kosta Rika.
Ngjarja ndodhi në San Jose në festivalin që organizohet cdo fundvit me rastin e festave. Gjithcka ka ndodhur nën syrin e kamerave dhe komentin e dy komentatorëve që u kapën në befasi nga ngjarja.
Autoritetet thanë se demi u lëshua pak me herët dhe zuri të papërgatitur organizatorët dhe stafin e sigurisë, bashkë me gruan fatkeqe që ndodhej në pistë.
Fatmirësisht goditja nuk ka qenë fatale. Gruaja ia hodhi me lëndime të lehta në pjesën e pasme të saj.
Top Channel