Atletikë me pemën e Krishtlindjes

06/01/2014 00:00

Ka ardhur momenti që të zhbëhet pema e Krishtlindjes dhe në Gjermani njerëzit e mbyllin periudhën e festave duke organizuar një event sportiv ku secili mundohet të hedhë pemën e tij sa më larg të jetë e mundur vetëm me forcën e krahut.

U bënë tetë vite që ky event mbahet çdo vit në Wiedenthal dhe njihet me emrin Knut-fest. Konkursi përbëhet nga tre disiplina: Weitwurf (si hedhja e shtizës), Hammerwurf (hedhja e çekiçit) dhe Hochwurf (hedhja së larti).

Fituesi është ai që arrin distancat më të mëdha në të treja disiplinat e marra së bashku. Konkursi u mbajt ditën e dielë dhe pjesëmarrësit hodhën pemët e tyre, të zbrazura tashmë nga zbukurimet.

Ky event u ndoq nga rreth 700 persona, të cilët shijuan verë dhe panë një spektakël me fishekzjarre në fund të tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta