
Shteti i Nju Jorkut po planifikon të zbusë ligjet për marijuanën, për të lejuar përdorimin e saj nga pacientët e sëmurë rëndë.
Siç raporton “New York Times”, guvernatori demokrat Andrew Cuomo, që ka kundërshtuar legalizimin e marijuanës, do ta shpallë vendimin këtë javë.
22 shtete kanë përshkuar të njëjtën rrugë në SHBA. Në Nju Jork, droga do të jetë e vlefshme vetëm në 20 spitale në të gjithë shtetin, për pacientët e sëmurë me kancer, glaukoma, apo për të tjera sëmundje serioze, që përmbushin standardet e vendosura nga Departamenti i Shëndetësisë në këtë shtet.
Të mërkurën, Colorado u bë shteti i parë në Amerikë, që lejoi shitjen e kanabisit në dyqane. Shteti i Uashingtonit pritet ta bëjë këtë në fund të vitit 2014. Mbështetur mbi ligjin federal, droga është ende e paligjshme.
Top Channel