Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën
Një kamikaz ka aktivizuar eksplozivin në brezin e tij, brenda një minibusi në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut, duke vrarë një person, plagosur 3 të tjerë, e duke mos mbijetuar as vet, bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë dhe të shëndetësisë.
Libani po vuan pasojat e luftës civile të fqinjëve sirianë, teksa shpërthimet kanë fokusuar zakonisht zonat me simpatizantë të grupit të fuqishëm shiit, Hezbollah, i cili ka dërguar luftëtarë në luftë në krah të regjimit sirian, kundër rebelëve anti-Assad të dominuar nga sunitët.
“Një person, i cili mbante veshur një rrip me eksplozivë, u ngjit në një minibus publik në Choueifat, e më pas aktivizoi pajisjen shpërthyese”, tha Marwan Charbel, ministër i Brendshëm, për televizionin libian “Mayadeen”, ditën e hënë.
Choueifat shtrihet në jug të Bejrutit, jo shumë larg periferive të qytetit, që janë goditur nga disa sulme me bomba gjatë muajve të fundit. Ai është i populluar nga një përzierje druze-shiitësh.
Pamjet nga vendngjarja të transmetuara në televizion tregojnë mbetjet e copëtuara të një mjeti të rrethuar nga cifla qelqi, si dhe disa objekte të tjera në mes të rrugës.
Ayad Monzer, drejtor i komunikimit të Kryqit të Kuq, konfirmoi se agresori është vrarë në këtë shpërthim, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.
“Agresori është vrarë, dy të tjerë janë të plagosur, nga të cilët njëri në gjendje kritike. Ndërkohë, një grua ka marrë plagë të lehta”, tha ai për agjencinë e lajmeve AFP.
Shpërthimi i së hënës ishte i pesti që godet Libanin këtë vit. Të paktën 4 persona kanë vdekur gjatë së shtunës, në një tjetër shpërthim eksplozivi në qytetin lindor të Hermel.
Top Channel