Hamilton e Barrichello, polemika për fotot në borë

03/01/2014 00:00

Një seri fotosh në borë të postuara nga Lewis Hamilton në Instagram ka bërë që përdoruesit e internetit të sulmojnë pilotin britanik të Mercedesit.

Shumë tifozë të Formulës 1 nuk e kanë pritur mirë që kampioni i Formulës 1 i vitit 2008 të postonte foto në dëborë nga pushimet e tij pasi foto të tilla stonojnë me dramën e Michael Schumacher, i cili po lufton për jetën pikërisht pas një aksidenti me ski.

Të njëjtat probleme edhe për Rubens Barrichello. Ish-piloti i Ferrarit dhe shoku i skuadrës së Schumi-t prej shumë vitesh ka postuar një foto në dëborë nga pushimet e tij dhe ofendimet kanë vërshuar lumë.

Top Channel