Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran: Do të jenë atje nëse është e nevojshme
Viti 2013 ka qenë më i nxehti që ka përjetuar Australia në historinë e saj, kanë deklaruar autoritetet lokale.
Temperaturat ishin 1.2 gradë Celsius mbi mesataren, që është dhe më e larta që prej vitit 1910, njoftoi Zyra e Meteorologjisë në raportin vjetor.
Në vitin që sapo lamë pas u regjistrua edhe dimri më i ngrohtë që shkaktoi dhe zjarret më fatale në Sidnej që prej vitit 1968, vijon raporti.
Ngrohja në Australi ishte në përputhje me trendin e klimës globale, me rritjen e temperaturave të influencuara nga gazi serrë.
Sipas Zyrës Meteorologjike, vetëm një nga 10 vitet e fundit në Australi ka qenë më i ngrohtë se temperaturat mesatare të regjistruara në vendin e largët.
“Moti në zonën e Australisë është shumë i ngjashëm me atë që shihet në shkallë globale dhe në vitin e kaluar u konfirmua se trendi i ngrohjes globale vazhdon”, vijon raporti i zyrës shtetërore.
Dokumenti në fjalë radhiti edhe ngjarjet klimaterike kryesore të vitit 2013, duke përfshirë “zjarret më shkatërruese në rajonin e Sidnejit që prej vitit 1968, që u ndikuan nga një i nxehtë rekord, një dimër i thatë, si dhe një pranverë që erdhi më herët”.
Top Channel