Prost: Schumi po mundohej të mbushte boshllëkun

31/12/2013 00:00

Ish-piloti francez Alain Prost, katër herë kampion Bote në Formulën 1, shprehu keqardhjen e tij për aksidentin e Michael Schumacher dhe shpjegoi se është normale që pilotët të përpiqen të mbushin “boshllëkun” pas përfundimit të karrierës.

“Mendoj se aksidenti është një fatkeqësi. Cdo ditë, ne ish-pilotët mundohemi të mbushim boshllëkun që ndjejmë nga mungesa e Formulës 1. Kemi nevojë për adrenalinën që na falnin garat”, theksoi Prost për ‘iTele’.

58-vjeçari Alain Prost është shpallur kampion i Formulës 1 në vitet 1985, 1986, 1989 dhe 1993. Francezi ka qenë aktiv në fillimet e karrierës së gjermanit Schumacher dhe u shpreh se një aksident i tillë bën kontrast me “imazhin e të pathyeshmit” që gëzon 7 herë kampioni i Botës në F1.

Top Channel