Merkel: 2014, me sfida të mëdha

31/12/2013 00:00

Në qiellin e Gjermanisë, motori i Europes, nuk ka re krize. Por
kancelarja Angela Merkel sërish parashikon që 2014-ta të sjellë sfida të
mëdha.

Në fjalimin e saj tradicional me rastin e nderrimit te viteve, shefja e Qeverise gjermane u beri thirrje qytetarëve për më shumë përgjegjësi, angazhim shoqëror dhe solidaritet.

“Secili prej nesh është pjesë e asaj që përbën thelbin e shoqërisë sonë: gadishmëria për kontribut, angazhimi dhe solidariteti. Arritjet tona personale, karakterizojnë vendin tonë në përgjithësi. Shteti mund të investojë dhe të krijojë kushte të mira. Por politika mund të bëjë pak pa ju të gjithë, të dashura bashkëqytetare dhe bashkqytetarë, pavarësisht prejardhjes suaj”, theksoi Merkel në fjalimin e saj tradicional me rastin e ndërrimit të motmoteve.

“Secili prej nesh është pjesë e asaj që përbën thelbin e shoqërisë sonë: gatishmëria për kontribut, angazhimi dhe solidariteti. Arritjet tona personale e karakterizojnë vendin tonë në përgjithësi. Shteti mund të investojë dhe të krijojë kushte të mira. Por politika mund të bëjë pak pa Ju të gjithë, të dashura bashkëqytetare dhe bashkqytetarë, pavarësisht prejardhjes suaj”, tha Merkel.

Sa i përket prioriteteve të qeverisë për vitin 2014, kancelarja gjermane në veçanti thekson politikën financiare, energjinë, familjen dhe arsimin.

“Veçanërisht e rëndësishme është që financat t’i dorëzojmë në rregull në duart e gjeneratës së re, që kalimi tek energjia e ripërtëritshme të jetë një histori suksesi, që në vendin tonë të kemi punë dhe solidaritet. Ne duam ta mbështesim familjen, që përbën thelbin e shoqërisë sonë. Duam që fëmijët dhe të rinjtë të kenë kushte sa më të mira për shkollim dhe për një jetë të mire”, theksoi zonja e fortë e Gjermanisë.

Kancelarja nënvizon, se fati i Gjermanisë është i lidhur ngushtë me Evropën.

“Përparimet e vendit tonë janë të lidhura ngushtë me përparimet në Evropë dhe përballimin e qendrueshëm të krizës financiare. Në maj të vitit 2014 zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Zgjedhjet mbahen 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, 75 nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, që shënoi fillimin e fundit të ndarjes së Gjermanisë dhe të Evropës, e cila është shndërruar në një vend paqeje për miliona njerëz”, u shpreh Merkel.

Angela Merkel thekson, se solidariteti i treguar gjatë vërshimeve sivjet tregon se sa shumë mund të arrihet së bashku. “Kontributi i secilit prej nesh duket i vogël në fillim, por kur mblidhen të gjitha kontributet, ato tregojnë fuqinë e vendit tonë”, tha kancelarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB