Hungari, vdes futbollisti i Ferencvaroshit
31/12/2013 00:00
Dramë në futbollin hungarez. Akeen Adams, futbollisti 22-vjeçar i Ferencvaroshit, ka vdekur pas një hemorragjie cerebrale që e goditi ditën e shtunë.
Para hemorragjisë, lojtari nga Trinidad Tobago ishte goditur nga një atak në zemër më 25 shtator. Mjekët i kishin bërë tre operacione pas këtij ataku e madje i kishin prerë këmbën e majtë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Adams ishte blerë nga Ferencvaroshi në gusht 2013 dhe me klubin e Budapestit kishte zhvilluar 6 takime, të fundit më 22 shtator kundër Ujpeshtit. Me kombëtaren e vendit të tij ka luajtur 8 ndeshje.
Top Channel