
Fredy Guarin mes Interit dhe Chelsea-t. E ardhmja e kolumbianit, i cili pëlqehet nga klubi londinez, do të vendoset në ditët e para të janarit, por, ndërkohë ai ka dhënë një intervistë për faqen amerikano-jugore ‘futbolred’ ku ka folur për Jose Mourinho.
“Mendoj se Mourinho është thjesht numri 1”, deklaroi mesfushori zikaltër për teknikun aktual të Bluve.
Fjalë të mira nga Guarin edhe për trajnerin e tij tek Interi, Walter Mazzarri: “Jam i bindur se me të, me durim dhe punë, do të arrijmë rezultate të larta.”
Nga këto fjalë kuptohet qartë që kolumbiani nuk është kundër largimit të tij nga Interi, por në të njëjtën kohë nuk e ka me ngut lamtumirën. Pra, topi tani ka kaluar tek klubet, të cilat prej disa javësh kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshjeje.
Top Channel