Swanepoel pozon krejtësisht nudo

30/12/2013 00:00

Është një modele bikinish në përgjithësi, por me raste Candice Swanepoel bën përjashtime duke pozuar edhe fare pa bikini.

Një përjashtim të tillë 25-vjeçarja e ka bërë për numrin e janarit të revistës ‘Vogue Brasil’. Afrikano-jugorja ka pozuar e ulur në shtrat tërësisht e zhveshur dhe vetëm me një turban në kokë. Pjesët intime i ka mbuluar me një vendosje të zgjuar të duarve dhe këmbëve.

Javën e kaluar, për kënaqësinë e të gjithë fansave të saj, Candice Swanepoel publikoi një seri fotografish të marra nga momentet e lira gjatë seancave të fotografimit.

Në imazhet e postuara prej 25-vjeçares, shfaqen momente të saj me stafin, si dhe situata në të cilat afrikano-jugorja shfaqet duke u relaksuar nën rrezet e diellit.

Për Candice, viti 2013 ka qenë një vit i paharrueshëm për arritjet e saj profesionale, të kulminuara me mbajtjen e reçipetave me vlerë 10 milionë dollarë në paradën e fundvitit të “Victoria’s Secret”.

Top Channel