Rusi, tjetër shpërthim në Volgograd

30/12/2013 00:00

Vetëm një ditë pas sulmit vetvrasës në stacionin qendror të trenit, Volgogradi u bë sërish skene e një episodi të dyte dhune, i cili mori 14 jetë njerezish.

Shperthimi ndodhi ne nje troleibuz, e ishte, edhe kete radhe, veper e nje kamikazi. Shume shpejt pas ngjarjes, masat e sigurise jane perforcuar ne te gjithe stacionet hekurudhore dhe aeroportet anembane Rusise.

Moska druhet se militantet mund ta pershkallezojne fushaten e tyre te dhunes perpara Lojrave Olimpike te Dimrit qe mbahen ne Sochi ne muajin shkurt.

Vendi ku do te zhvillohen lojrat dimerore eshte shume prane rajonit te trazuar te Kaukazit Verior.

Mjaft analiste mendojne se organizimi i tyre ne afersi te Republikes se Çeçenise e asaj te Dagestanit ka qene perhere i rrezikshem.

Për shumicen e ruseve, sulmet ne Volgograd kane qene nje tronditje e madhe. megjithe garancite publike se telashet ne Kaukaz po viheshin nen kontroll, perplasjet mes ekstremisteve e trupave qeveritare kane vazhduar ashtu si edhe disa sulme ne shkalle te vogel.

Shqetesimin me te madh e paraqet fakti qe ekstremizmi ka nisur te lulezoje me ne veri, duke u shtyre deri ne rajonet qendrore te Rusise, shume me prane Volgogradit.

Kjo qender e transportit dhe industrise kane nje rendesi te jashtezakonshme simbolike per vendasit.

Sulmet atje pak jave para Lojrave te Dimrit kane mbjelle frike ne te gjithe vendin e shume ngrene pyetjen, perse sherbimet e fuqishme te sigurise nuk munden t`i parandalojne sulmet, ne nje kohe kur kane qene sic thone, ne gadishmeri per olimpiket.

Kërcenimet per lojrat vete mund te mos jete shume i madh: ne zonen e Sochit jane dislokuar me qindra efektive policie e personel ushtarak, por sulme si keto te Volgogradit mund te ndodhin kurdohere ne çdo pjese tjeter te vendit.

Guvernatori rajonal shpalli 5 dite zije per viktimat e volgogradit, ndersa hetimet paraprake tregojne se eksplozivet e perdorur ne te dy shperthimet kane qene identike, çka deshmon lidhjen mes sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB