Masakra me 15 të vrarë në Bondi Beach, Australia njofton skemën e blerjes së armëve
Ushtria e Kongos zmbrapsi sulmin e “nje grupi te panjohur terrorist” ne
seline e televizionit shteteror. Pati dhe dy incidente te tjere, ne
aeroportin nderkombetar dhe ne nje baze ushtarake ne Kinshasa, ku u
degjuan dhe te shtena armesh.
Siç raportohet policia rrethoi seline e televizionit, ku njerez te armatosur mbajten peng edhe gazetare. Te pakten 40 kryengrites mbeten te vrare.
Ministri i Informacionit Lambert Mende tha se situata eshte nën kontroll. Ai i tha agjensise se lajmeve Reuters se ne sulm moren pjese 70 persona, te cilet detyruan gazetaret te lexojne nje deklarate kunder qeverise se Xhozef Kabiles.
UNICEF flet për incidente të tmerrshme dhune ndaj femijeve ne Kongo. Gjatë përleshjeve që kanë ndodhur në kryeqytetin e Kongos prej nisjes së muajit dhjetor, të paktën dy fëmijëvë iu eshte prere koka ndërsa një tjetri gjymtyret. Sulejman Diabate, përfaqesuesi i UNICEF-it ne Kongo tha se “po shohim nivele dhune te paprecedente kunder femijeve. Gjithnjë e me shumë ata po rekrutohen nga grupet e armatosura dhe jane vene ne shenjester te sulmeve dhe hakmarrjeve”.
Top Channel