Ja pse Keira Knightley nuk e duron dot Twitter-in

30/12/2013 00:00

Twitter është një nga rrjetet sociale më të përdorura nga VIP-at, por aktorja Keira Knightley i ka rezistuar atij vetëm 12 orë.

28-vjeçarja britanike, e cila më parë e ka përcaktuar internetin si “çnjerëzor”, hapi një llogari në Twitter me emër të rremë, por e mbylli sërish pasi iu kujtuan vitet e shkollës.

“U ndjeva si në oborrin e shkollës, ku qëndroja e veçuar nga të tjerët. Mua nuk më pëlqen të marr vesh gjithçka nga jeta e të tjerëve dhe nuk më pëlqen që të tjerët të dinë gjithçka rreth meje”, tha aktorja për revistën ‘Harper’s Bazaar’.

Keira do të shihet në ekranet e kinemasë në fillim të vitit të ardhshëm me filmin ‘Jack Ryan: Shadow Recruit’, ku do të interpretojnë gjithashtu Chris Pine dhe Kevin Costner.

Top Channel