Borussia, “ultimatum” Gundoganit

30/12/2013 21:10

Borussia e Dortmundit kërkon një përgjigje të qartë nga mesfushori Ilkay Gundogan, mbi planet e tij të së ardhmes dhe vullnetin për të ripërtërirë kontratën aktuale.

Gundogan ka edhe 18 muaj kontratë me klubin dhe përflitet gjerësisht një kalim i mundshëm i tij tek Reali i Madridit apo Manchester United.

Borussia i ka ofruar futbollistit të kombëtares gjermane zgjatjen e kontratës, por deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Hans-Joachim Watzke deklaroi: “Jemi duke folur me familjen e Ilkay, që shërben si manaxheri i tij. Pa dyshim, ne dëshirojmë që të mbetet në skuadër, por deri më tani nuk ka ende një marrëveshje. Në fund të ditës, është vetë Gundogan ai që duhet të vendosë nëse do të dëshirojë që të vazhdojë karrierën e tij tek ne”.

I pyetur për zgjedhjen e klubit, për të mos shitur Lewandowskin në verë, kur i mbetej edhe një vit kontratë, diçka që do ta bëjë polakun të largohet pa asnjë përfitim financiar për Borussian në fund të sezonit, Watkze tha: “Jemi absolutisht të bindur që ky ishte vendimi i duhur. Ai ka shënuar gola të rëndësishëm për ne në këtë sezon, vazhdon të luajë me përkushtimin që e ka shndërruar në një prej sulmuesve më të mëdhenj në botë dhe kjo është më e rëndësishme se sa paratë që mund të nxirrnim prej tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA