Agjensia Ndërkombëtare e Shkatërrimit të Armëve Kimike i kërkoi autoriteteve siriane që të “intensifikojnë përpjekjet” për të larguar me anije armët kimike dhe lëndët prekursore jashtë vendit.
Një anije norvegjeze ndodhet në qytetin port të Latakias, e gatshme për t’u ngarkuar me mbi 1 mijë tonët e arsenalit kimik sirian.
Kalimi i ngarkesës në këtë anije është vonuar, për shkak të rreziqeve që ka krijuar prezenca e kryengritësve pranë Latakias.
Megjithatë, sipas agjensisë i takon Damaskut zyrtar që të garantojë kushtet për transferimin e sigurt të kësaj lënde, në bazë të marrëveshjes që shmangu ndërhyrjen ndërkombëtare mbi Siri.
Në bazë të një marrëveshje të negociuar nga SHBA dhe Rusia, eliminimi i plotë i armëve kimike duhet të ndodhë brenda gjysmës së parë të vitit 2014.
Shqipëria ishte midis shteteve që iu kërkua të priste këtë proces, por pas refuzimit të qeverisë Rama, është vendosur që shkatërrimi të vazhdohet të kryhet brenda një luftanije të specializuar amerikane.
Top Channel