“Rekord” i ri i çmendurisë së Cyrus
29/12/2013 10:40
Çmenduria e Miley Cyrus njohu kufinj të rinj, mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas.
Pasi ndoqi një shfaqje të Britney Spears, në “Qytetin e Mëkatit”, 21-vjeçarja vendosi që të frekuentonte një lokal nate brenda një prej kazinove më të famshme të qytetit.
Gjatë mbrëmjes, ajo u fotografua duke u puthur, duke u prekur dhe duke kërcyer në mënyrë provokuese me shumë prej djemve të pranishëm.
Megjithatë, midis “kandidatëve” të Cyrus, ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Kellan Lutz, protagonist i sagës së “Twylight”.
Top Channel