Masakër në Rusi, 15 viktima

29/12/2013 00:00

Një shpërthim i fuqishëm në një stacion treni në Vollgograd të Rusisë ka shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Sipas autoriteteve ruse, përgjegjësja e këtij atentati është një femër, e cila ka hedhur në erë veten kur ka parë një polic që po i afrohej.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:45 me orën shqiptare.  Bomba përmbante 10 kilogramë dinamit dhe u shpërthye afër detektorit të metaleve, në hyrje të stacionit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ku u plagosën edhe 34 persona të tjerë, përfshirë edhe një vajzë 9-vjeçare, nëna e të cilës humbi jetën në këtë sulm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta