Zanetti vlerëson Icardin dhe Palacion
28/12/2013 00:00
Javier Zanetti mbron Mauri Icardin dhe paraqitjet e tij, edhe pse të pakta në fushën e lojës.
Sipas kapitenit, Mauro ka deri më tani ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ai u ndal edhe tek Palacio, i cili sipas tij po mbyll një vit të mrekullueshëm, duke sjellë ndërmend edhe golin me takë të shënuar në derbin ndaj Milanit, si qershia mbi tortë për të.
Zanetti tha se me kombëtaren që të dy sulmuesit mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe të jenë ndër protagonistët e botërorit të Brazilit për vendin e tyre, Argjentinën.
Ndërkohë ai u shpreh optimist edhe për objektivin e Interit, vendin e tretë në këtë sezon të Serisë A duke mbështetur deklaratat e mëherëshme të mbrojtësit Rolando.
Top Channel