Kriza në Lindjen e Mesme, Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar, do të ishte marrëzi të supozohej se ajo që po ndodh nuk na shqetëson Studentët egjiptianë, përkrahës të lëvizjes “Vëllazëria Myslimane” i vunë flakën ndërtesës së universitetit “Al Azhar” në Kajro. Një protestues humbi jetën pas përleshjeve me policinë.
Studentët mohojnë të jenë autorë të zjarrvënies në Fakultetin e Ekonomisë, ku u shtynë provimet dhe në atë të bujqësisë. Të premten, të paktën pesë persona humbën jetën dhe 265 të tjerë u arrestuan.
Sic raporton “Al Jazeera” përleshjet e së premtes ndjekin deklaratën e autoriteteve egjiptiane se mund të japin dënime më të ashpra protestuesve, pas shpalljes se “Vëllazërisë Myslimane” si organizatë terroriste.
Autoritetet egjiptiane e goditën “Vëllazërinë Myslimane” prej muajit korrik, pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Mohamed Mursi, një prej drejtuesve të kësaj lëvizjeje. Asaj iu ndaluan të gjitha aktivitetet në muajin shtator, ndërsa të mërkurën u shpall “grup terrorist” pas sulmit kamikaz, në veri të Kajros, në shënjestër të të cilit ishte një komisariat policie.
Autoritetet janë të mendimit se “Vëllazëria Myslimane” fshihet pas sulmit, një akuzë që ajo e kundërshton me forcë. Kjo ishte masa e fundit e ndërmarrë kundër “Vëllazërisë Myslimane” e cila është vënë në shënjestër të qeverisë së përkohëshme e mbështetur nga ushtria.
Mijëra anëtarë të saj, por edhe drejtues u arrestuan dhe shumë prej tyre po përballen me drejtësinë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri i telefonoi homologut egjiptian për t’i shprehur shqetësimin për valën e re të arrestimeve dhe bëri thirrje për një proces gjithëpërfshirës.
Top Channel