Masakra me 15 të vrarë në Bondi Beach, Australia njofton skemën e blerjes së armëve
Një gjykatë federale në SHBA i ka konsideruar si të ligjshme përgjimet masive të qeverisë të rrjeteve telefonike, një javë pasi një tjetër gjykatë vendosi të kundërtën.
Gjykatësi nga Distrikti i Nju Jorkut, William Pauley, i përshkroi survejimet si një “kundërpërgjigje goditëse” ndaj al-Qaeda-s. Ai tha se programi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) mund të kishte shmangur edhe sulmet e 11 shtatorit.
Javën e kaluar, një gjykatë federale e Uashington DC i konsideroi survejimet si “antikushtetuese”. Por, në vendimin e së premtes, gjykatësi Pauley, i Gjykatës amerikane të Distriktit, për rajonin jugor të Nju Jorkun, tha se “bilanci mes fitimeve dhe interesit të publikut anon bindshëm në favor të pozicionit aktual të qeverisë”.
Në vendimin prej 53 faqesh, ai konkludoi se “E drejta për të qenë i lirë nga kërkimet dhe konfiskimet është fondamentale, por jo absolute”. Më tej shtoi se “çdo ditë, njerëzit në mënyrë të vullnetshme i dorëzojnë informacione personale, apo të konsideruara private, koorporatave ndërkombëtare, të cilat i shfrytëzojnë ato për përfitime. Shumë pak mendojnë dy herë për këto të dhëna, edhe pse është shumë herë më e bezdisshme se sa mbledhja e shumicës së të dhënave telefonike”.
“Nuk ka asnjë provë, që qeveria të ketë përdorur ndonjë prej shumicës së informacioneve të mbledhura, për ndonjë qëllim të caktuar, përveç se hetimin dhe ndalimin e sulmeve terroriste”, tha ai.
Top Channel