Kriza në Lindjen e Mesme, Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar, do të ishte marrëzi të supozohej se ajo që po ndodh nuk na shqetëson Të paktën 21 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi avionët ushtarakë sirianë bombarduan një treg në qytetin verior të Alepit. Prej videove të publikuara në internet shihet dëmi I madh dhe trupat e pajetë që nxirren nga makinat.
Prej dy javësh, kur ushtria siriane nisi ofensivën ajrore në Alepo, kanë humbur jetën të paktën 400 persona. Autoritetet siriane thane se “po vënë në shenjester terroristet”, një term qe perdoret per te etiketuar opozitën.
Aleanca kryesore opozitare “Koalicioni Kombëtar” tha në fillim të kësaj jave se nuk do të marrë pjesë në konferencën e paqes që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Gjenevë, nëse do të vazhdojë ofensiva ajrore.
Grupet e të drejtave të njeriut dënuan përdorimin e të ashtuquajturave “bomba fuci”, të mbushura me ekplozive dhe thane se “sulmet jane te paligjshme”. Bombat kane goditur zona te banuara dhe tregje, duke vrare dhjetera civile, pa patur shenjestra ushtarake.
Konflikti në Siri nisi në Mars të vitit 2011. Duke iu referuar shifrave te OKB-se, ai numeron sot mbi 100 mije viktima. Alepo ishte nje prej fronteve te medha te luftes, ne mesin e vitit 2012-te. Qyteti me i madh ne Siri dhe kryeqendra tregtare e saj eshte aktualisht e ndare mes ushtrise dhe kryengritesve. Pjesa me e madhe e qytetit eshte demtuar.
Në një zhvillim tjeter, organizata per ndalimin e armeve kimike, organizata qe do te mbikeqyre shkaterrimin e tyre deklaroi se nuk mund te permbushe dot afatin e caktuar me 31 dhjetor, për ngarkimin e perberesve kimike.
Top Channel