Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur
Pas më shumë se 125 vjet nga shfaqja e parë, personazhi i detektivit të
famshëm Sherlock Holmes është kthyer në pronë publike në Shtetet e
Bashkuara.
Për rrjedhojë, shkrimtarët e rinj që duan ta përdorin atë do të mund ta bëjnë pa i paguar të drejtat e autorit pasardhësve të krijuesit të tij, shkrimtarit britanik Arthur Conan Doyle.
Vendimi është marrë nga një gjykatë federale në Illinois për personazhet dhe elementët karakteristikë të romaneve të publikuara para vitit 1923.
Në vitet e fundit historia e detektivit që zbardh krimet përmes arsyetimit dhe logjikës është sjellë në ekran nga regjisori Guy Ritchie, me dy filma ku interpretojnë Robert Downey Junior dhe Jude Law (në foto).
Gjithashtu, BBC ka sjellë një serial të shkurtër duke përshtatur ndodhitë e Holmes në kohët e sotme, nën interpretimin e Benedict Cumberbatch.
Top Channel