Shakaja e hidhur ndaj Britney Spears
28/12/2013 00:00
23 këngë, 7 kostume dhe 7 mijë fansa. Britney Spears këndoi për më shumë se 90 minuta para publikut në koncertin më të fundit të saj në Las Vegas.
Këngëtarja dukej në formë të mirë dhe koncerti ishte pjesë e turit të saj nëpër Shtetet e Bashkuara. Publiku i zjarrtë e priti mirë, përvec ndonjë shakaje të hidhur, sic ishte rasti kur dikush, diku u përpoq të ndriconte me lazes pjesët intime të Britney-t.
Mes të pranishmëve kishte edhe kolege të këngëtares si Katy Perry, Selena Gomez dhe Miley Cyrus. Madje kjo e fundit në një moment nuk i rezistoi tundimit për të kryer disa lëvizje “twerking” me kërcimtarët e Britney-t.
Top Channel