Rusi, shpërthen mjeti në jugun e trazuar

28/12/2013 00:00

Një autobombë ka lënë të paktën 2 persona të vdekur në qytetin jugor të Rusisë, Pyatigorsk, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Incidenti i së premtes është një zhvillim shqetësues për Kremlinin, teksa Rusia përgatitet të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore të 2014-s, në Sochi, një qytet në perëndim të Pyatigorsk-ut dhe në veri të disa provincave me shumicë muslimane, të kapluara nga dhuna thuajse e përditshme e lidhur me kryengritjet.

Agjencia e lajmeve “Interfax” tha se nga shpërthimi u shkatërrua një ndërtesë e policisë së qarkullimit rrugor, por “Itar-Tass” raportoi se mjeti shpërtheu pranë një qendre tregtare.

Agjencia shtetërore e lajmeve “RIA” citoi Yekaterina Danilova-n, një zëdhënëse e Komitetit rajonal Investigativ, të thoshte se 2 persona kanë vdekur, ndërkohë që dy mediat e mësipërme, “Interfax” dhe “Itar-Tass” njoftojnë për 3 viktima.

Raportimet lokale bëjnë të ditur se hetuesit nuk kanë përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe se viktimat nuk janë identifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA