Milan, El Shaarawy jashtë edhe për 2 muaj

28/12/2013 00:00

2014 për sulmuesin e Milanit, Stephan El Shaarawy për fat të keq do të nisë ashtu sic u mbyll 2013.

21-vjeçari do të qëndrojë larg fushave edhe për më shumë se 2 muaj për shkak të dëmtimit dhe nuk do të jetë në dispozicion të Allegrit, të paktën jo para fundit të muajit shkurt.

Sulmuesi që shkelqeu një sezon më parë me kuqezinjtë prej muajsh po përballet me dëmtime të njëpasnjëshme dhe këtë herë mjekët e skuadrës kanë bërë të ditur se do të presin rikuperimin e plotë të tij, pa rrezikuar aktivizimin para kohe.

Me El Shaarawy e dëmtuar sulmi do të vazhdojë t’i besohet Balotelli-t, për të cilin vetë presidenti Berlusconi mohoi zërat e një largimi të mundshëm që në merkaton e janarit.

Milani ndodhet në vendin e 13 në Serinë A me vetëm 19 pikë, shumë larg objektivit, që është vendi i tretë.

Top Channel