Filmat dokumentarë “The Boy Mir Ten Years in Afghanistan” i regjisorit Phil Grabsky dhe “The Ulysses” i regjisores Agatha Maciarek fituan çmimin kryesor të festivalit “Një botë”, i cili u përmbyll të premten në Prishtinë.

Juria ka ndarë edhe çmimin special për regjisorit Saimir Kumbaro me filmin “Martirët”, ndërkaq për trajtim të veçantë të temave të ndjeshme juria mirënjohje iu ndau Ramize Murtezi-Shalës për dokumentarin “Pedofilia” në Kosovë dhe Aldi Karajt për dokumentarin “Buka e gurit”.  

Gjatë festivalit, i cili u mbajt nga data 23 dhjetor deri 27 dhjetor u shfaqën 34 filma vendorë e ndërkombëtarë të cilën u përzgjodhën nga 95 dokumentarë sa konkuruan gjithsej në mesin e këtyre 34 filmave është shfaqur edhe dokumentari “Në shtrat me Armikun” i realizuar televizioni nga Top Channel.

Ky dokumetar trajtonte martesat ndërmjet disa vajzave nga rrethi i Shkodrës dhe meshkujve të zonave rurale serbe në Kosovë. Dyshimet e organizimit të këtyre martesvae ndërmjet një rrjeti ngriti dyshimet tek protagonistet e këtyre martesave se lidhjet e tyre po bëhen me para.

Ankesat në dashuri, mos të kuptuarit ndërmjet çifteve dhe lumturia janë shfaqur në bisedat e protagonistëve të dokumentarit të realizuar nga gazetarja Valdete Osmani.

Drejtori i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala duke vlerësuar këtë dokumentar tha se, mënyra e martesave të vajzave shqiptare me serb nga Kosova është trafikim klasik dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njërit.
Sipas tij këto martesa nuk janë të mirefillta dhe vajza të ndryshme përdoren nga grupe kriminale të cilat kanë për qëllim shfrytëzimin e tyre dhe shitjen me para.

Shala kërkoi nga organet kompetente në Shqiperi dhe Kosovë që të nisin hetimet ndaj këtyre raste dhe të zbardhin të vërteten e këtyre martesave.

Gjatë festivalit sa ka zgjatur për një javë janë zhvilluar edhe debate me publikun dhe protagonistët e autorët e dokumentarëve, gjithsej pesë debate të tilla u mbajtën gjatë këtij festivali. Ky festival pritet të organizohet edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera.
Ndërkohë festivalit i parapriu filmi “Dear Mandela” të cilën e shfaqën me datë 10 dhjetor 2013, ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të  Njeriut si paralajmërim të festivalit “Një botë”.

Top Channel